Saturday, November 30, 2024

 Perralla per femije

TAKU TOROLLAKU

autor: Sami Murtezai



                                                (Për të shikuar përrallën, kliko në foton sipër)


       Na ishte njëherë një djalë me emrin Taku. Ai jetonte i vetëm në një shtëpi të vjetër. Prindërit nuk i kishte gjallë,  kështu që ai ishte i detyruar të kujdesej për veten e tij.  Ai punonte si bari. Çdo mëngjes zgjohej herët  dhe  i dërgonte delet të kullosin. Ai kishte shumë  dëshirë të shkojë në shkollë , por nuk kishte mundësi se punonte nga mëngjesi deri në darkë.  Prandaj   merte libra me vete  për t`i lexuar gjatë ditës. Taku kishte edhe një fyell që i binte aq këndshëm sa që çdokush që e dëgjonte, binte në gjumë përnjëherë.  Kështu  ai e kalonte kohën, herë duke lexuar herë duke i rënë fyellit.  Por kur   kthehej për në shtëpi,  të gjithë fëmijët e fshatit e ngacmonin. E thirnin Taku torollaku. Por,  jo vetëm kaq, ata e gjuanin edhe me gurë,. Kjo e mërziste aq shumë Takun sa që një ditë vendosi të largohej përgjithmonë nga fshati. U nis kah pylli. Ecte e ecte pa e ditur nga po shkon.  Nata ra dhe ai nga lodhja u shtri pranë një druri dhe e zuri gjumi. Kur agoi dita,  aty pranë kaloi një druvar. Ai  sa e pa Takun, iu afrua dhe e zgjoi. Taku ia tregoi arsyen pse ndodhej aty. Druvarit i erdhi keq dhe e mori në shtëpinë e tij, në të cilën banonte me gruan. Ata ishin në moshë dhe nuk kishin femijë. I thanë  Takut se nëse kishte dëshirë,  mund të qëndronte në shtëpinë e tyre. Taku pranoi.  Ai çdo ditë bashkë me druvarin shkonin për dru. Shpesh herë kalonin pranë pallatit  mbretëror, në të cilën jetonte një  mbret  i cili kishte hall të madh,  nuk e zinte gjumi për një  kohë të gjatë. Keshtu ai urdheroi shërbëtorët e tij të lajmërojnë të gjithë banorët e asaj ane, se nëse dikush kishte  ilaç që ta vëndojë në gjumë.  Kur dëgjoi Taku, iu kujtua fyelli dhe vendosi të shkojë. Druvari nuk e lejonte të shkojë  se mbreti do ti denojë  keq ata që nuk arrijnë  ta vënë  në gjumë. Por, Taku  ishte i vendosur dhe u nis. Kur e pa mbreti u habit dhe e pyeti se me çfarë  ilaçi  do ta vë  në gjumë.   Taku i tha se me ndihmën e fyellit dhe filloi ti bie.  Pas një  kohe të shkurtër, mbretin e zuri gjumi.  Taku u largua nga Pallati. Mbreti fjeti plot tre ditë  rresht dhe kur u zgjua, e kërkoi djalin. U tha rojeve  ta gjejnë dhe ta sjellin menjëherë. Rojet e kërkuan shtëpi në  shtëpi , derisa arritën te shtëpia e druvarit. I thanë druvarit se kishin urdhër nga mbreti që ta marrin djalin. E morën Takun dhe u larguan.  Druvari u mërzit shumë, mendoi se e morën që ta dënojnë.  Rojet e dërguan Takun në pallat. Mbreti e falenderoi djalin dhe i dha disa flori si shpërblim. I tha se nëse kishte dëshirë mund të banonte  në pallatin mbretëror. Taku pranoi, por i tha se nëse kishte mundësi t`i merrte me vete edhe druvarin dhe gruan e tij. Mbreti pranoi.  Kështu Taku vazhdoi të jetojë në pallatin mbretëror. Çdo natë   vinte në  dhomën  e mbretit dhe me fyellin e tij e vinte në gjumë. Mbreti nuk kishte femijë dhe një  ditë i tha Takut,  nëse do kishte dëshirë  të  bëhet princ  i mbretërisë. Taku u gëzua shumë, i dukej sikur  ishte në ëndërr.  Kështu Taku u bë princi i mbreterisë.  Një ditë Takut iu kujtua fshati i tij i lindjes dhe vendosi të shkojë atje.  Ishte hera e parë që fshatin  e  vizitonte një princ.  Të gjithë fëmijët e fshatit dolën që ta shohin princin në kal.  Ata nuk e njohën Takun, se kishin kaluar 2 vite, por ai  njohu të gjithë. Pasi u  tregoi, u habitën të gjithë se si kishte arritur të bëhet princ. Njëherësh u ndien  të turpëruar  dhe i kërkuan  falje që e kishin ngacmuar dikur. Taku i përqafoi të gjithë dhe u shpërndau plot dhurata që i kishte marr me vete… 

No comments:

Post a Comment