Përralla për fëmijë KËSULKUQJA DHE DHELPRA
Një ditë Kësulkuqja ishte duke luajtur me shoqet e saja. Pas
një kohe doli mami i saj dhe e thirri:
- - Kësulkuqe , Kësulkuqe …
- - Urdhero mami!
- - Do shkosh te gjyshja dhe do i dërgosh ushqim! - i tha mami.
- - Mami po ujku? - E pyeti Kësulkuqja
- -Ujkun e vrau gjahtari pra. -Iu p ërgjigj mami
- - Po akoma nuk e kemi mbaruar lojën! Ia k ëtheu Kësulkuqja.
-
Po hajde tani nisu se i kam pjekur pulë dhe do ftohet!
Kësulkuqja e mori shportën dhe u nis. Duke ecur kah pylli,
dhelpra dinake e nuhati erën e pulës së pjekur dhe doli në
rrugë për ta pritur Kësulkuqen:
- - Mirdita Kësulkuqe , ku po shkon kështu? - E pyeti dhelpra.
-
- Ja te gjyshja, ti dërgoj ushqim . - Iu p ërgjigj Kësulkuqja.
- - Dëgjova çfarë të kishte ndodhur me ujkun. Sa zemërkeq, mirë ia bëri gjahtari. Po ti më dukesh pak e lodhur. Të të ndihmoj pak, ma jep shportën ta mbaj deri te shtëpia e gjyshes... - I tha dhelpra.
Dhe u nisën… Dhelpra ecte pas Kësulkuqes dhe kohë pas
kohe e fuste kokën në shportë dhe hante nga pula, derisa e hëngri të gjithë. Kur arritën te shtëpia e gjyshes, ia dha shportën Kësulkuqes dhe u largua. Kësulkuqja shpejt e shpejt e hapi derën e shtëpisë, i thirri gjyshes:
-
-Gjyshe, gjyshe , ja ku e ke ushqimin. Ika unë se më presin shoqet…
E la shportën dhe me vrap u kthye te shoqet e saj…
Gjyshja e vendosi shportën mbi tavolinë që të hajë. Por, kur e pa shportën veç me eshtrat e pulës, u habit shumë. Menjëherë i telefonoi mamit të Kësulkuqes…
Edhe mami i Kësulkuqes u habit shumë kur dëgjoi. Doli jashtë për ta pyetur Kësulkuqen:
-
- Eja këtu Kësulkuqe!
-
- Urdhëro mami!
-
-Moj vajzë, çfarë i bëre pulës që e dërgove te gjyshja? Mos vallë e hëngre? - E pyeti mami.
-
-Jo mami , si ma dhe ashtu ia dërgova gjyshes. - Iu përgjigj Kësulkuqja.
-
-Mos e le ndokund rrugës? E pyeti p ërsëri mami.
- - Jo, veç rrugës më ndihmoi dhelpra. Ajo e mbajti deri te gjyshja…
-
- Ah, ajo dhelpra dinake, ajo e paska ngrënë. Tani do ia punojë mirë unë asaj ziliqar - Tha mami i Kësulkuqes dhe hyri brenda dhe poqi dy pula. Njërën pulë e mbushi plot me djegëse. E futi në shportë dhe ia dha Kësulkuqes. I tha se ajo pulë është me djegëse dhe se është për dhelprën, por mos i tregojë asaj…
Kësulkuqja u nis kah pylli. Dhelpra përsëri e nuhati erën e pulës, dhe menjëherë doli te rruga:
- Ooo Kësulkuqe, a përsëri te gjyshja! Obobo sa e lodhur më dukesh! Ma jep, ma jep shportën ta mbaj unë! - tha dhelpra dhe e mori ta mbajë shporten e Kësulkuqes.
Dhe si herën tjetër, dhelpra përsëri e hëngri pulën. Por në një moment filloi ti djegë aq shumë goja dhe stomaku, sa që duke u hedhur iku me vrap….
Kësulkuqja qeshi. E mori shportën dhe u kthye në shtepi që ta marë pulën tjetër e t`ia dërgojë gjyshes….
Që atëherë dhelpra nuk u duk më…
No comments:
Post a Comment