Sunday, December 1, 2024

 

   Përralla për fëmijë    KËSULKUQJA DHE DHELPRA

 
                                 

Një ditë Kësulkuqja ishte duke luajtur me  shoqet e saja. Pas

 një kohe doli mami i saj dhe e thirri:

-         - Kësulkuqe , Kësulkuqe …

-         - Urdhero mami! 

-         - Do shkosh te gjyshja dhe do i dërgosh ushqim! - i tha mami.

-        -  Mami po ujku? - E pyeti  Kësulkuqja

-         -Ujkun e vrau gjahtari pra. -Iu përgjigj mami

-         - Po akoma nuk e kemi mbaruar lojën!  Ia këtheu Kësulkuqja.
-       
              Po hajde tani nisu se i kam pjekur pulë dhe do ftohet!



      Kësulkuqja e mori shportën dhe u nis. Duke ecur kah pylli, 

dhelpra dinake e nuhati erën e pulës së pjekur dhe doli në 

rrugë për ta pritur Kësulkuqen:


-         - Mirdita Kësulkuqe , ku po shkon kështu? - E pyeti           dhelpra.
-   
           - Ja te gjyshja, ti dërgoj ushqim . - Iu përgjigj Kësulkuqja.

-          - Dëgjova çfarë të kishte ndodhur me ujkun. Sa  zemërkeq, mirë ia bëri gjahtari. Po ti më dukesh pak e lodhur.  Të të ndihmoj pak, ma jep shportën ta mbaj deri te shtëpia e gjyshes... - I  tha dhelpra.

         Dhe u nisën… Dhelpra ecte pas Kësulkuqes dhe kohë pas  

kohe e fuste kokën në shportë dhe hante nga pula, derisa e hëngri të gjithë. Kur arritën te shtëpia e gjyshes, ia dha shportën Kësulkuqes dhe u largua. Kësulkuqja shpejt e shpejt  e hapi derën e shtëpisë, i thirri gjyshes:
-         
            -Gjyshe, gjyshe , ja ku e ke ushqimin. Ika unë se më presin shoqet…

            
            E la shportën dhe me vrap  u kthye te shoqet e saj…


            Gjyshja e vendosi shportën mbi tavolinë që të hajë. Por, kur e pa shportën veç me eshtrat e pulës, u habit shumë. Menjëherë i telefonoi mamit të Kësulkuqes…

        Edhe mami i Kësulkuqes u habit shumë kur dëgjoi. Doli jashtë për ta pyetur Kësulkuqen:
-         
          - Eja këtu Kësulkuqe!
-         
             - Urdhëro mami!
-         
            -Moj vajzë, çfarë i bëre pulës që e dërgove te gjyshja? Mos vallë e hëngre? - E pyeti mami.
-         
            -Jo mami , si ma dhe ashtu ia dërgova gjyshes. - Iu përgjigj Kësulkuqja.
-         
             -Mos e le ndokund rrugës? E pyeti përsëri mami.

-            - Jo, veç rrugës  më ndihmoi dhelpra.  Ajo e mbajti deri te gjyshja…
-            
            - Ah, ajo dhelpra dinake, ajo e paska ngrënë. Tani do ia punojë  mirë unë asaj ziliqar - Tha mami   i Kësulkuqes dhe hyri brenda dhe poqi dy pula. Njërën pulë e mbushi plot me djegëse. E futi në shportë dhe ia dha Kësulkuqes. I tha se ajo pulë është me djegëse dhe se është për dhelprën, por mos i tregojë asaj…

        Kësulkuqja u nis kah pylli. Dhelpra përsëri e nuhati erën e pulës, dhe menjëherë doli te rruga:

           - Ooo Kësulkuqe, a përsëri te gjyshja!  Obobo sa e lodhur  më dukesh! Ma jep, ma jep shportën ta mbaj unë! - tha dhelpra dhe e mori ta mbajë shporten e Kësulkuqes. 

        Dhe si herën tjetër, dhelpra përsëri e hëngri pulën. Por në një moment filloi ti djegë aq shumë goja dhe stomaku, sa që duke u hedhur iku me vrap….

     Kësulkuqja qeshi. E mori shportën dhe u kthye në shtepi  që ta marë pulën tjetër e t`ia dërgojë gjyshes….

     Që atëherë dhelpra nuk u duk më…