Thursday, March 14, 2019

GJËEGJËZA


                                GJËEGJËZA




E bardhë jam, në dimër vij
Më do mua çdo fëmijë,
Por  saherë dielli del
Shkrihem, zhdukem përnjëherë…

(B . . . )
 ____________________________________________________________

I gjallë s’jam , por fluturoj
Anembanë botës shkoj,
Por me mua që t`udhëtosh
Një bilet duhet t`posedosh…

(A . . . . . . . . )
________________________________________


Jam një peshk shumë i madh
Dhëmbë t`mprehta unë kam
Jam i keq dhe të kafshoj
Nëse në det të  takoj…

(P . . . . . . . . )
 _______________________________________


Jemi  të vogla, jemi të kuqe,
Jemi dhe të verdha
Kur na hani, jemi të ëmbla,
Por kujdes se ndonjëherë
Kemi dhe krimba brenda…

(Q . . . . . . )
_______________________________________



Përmbi  lum unë kaloj
Dhe dy brigje i bashkoj
Emrin me tre shkronja e kam
A e dini se kush jam?

(U . .)
_______________________________________


Rritem në fushë
Bluhem në mulli
Nga unë bëjnë bukë
Për  çdo njeri….

(G . . . .)
_______________________________________


Top i zjarrtë në qiell qëndron
Dhe nxehtësi në tokë lëshon
Nëse në çast ai mungon
Të gjithë token i ftohti kaplon

(D . . . . )
________________________________________


Nga ujëburimi  lindi
Rrugë të gjatë unë bëj
Male, fusha shumë kaloj
Në fund në det përfundoj.

( L . . . )
________________________________________


Misër haj , por vezë s`bëj
Në mëngjes unë këndoj
Njerëzit nga gjumi i zgjoj…

( GJ . . . )
________________________________________


Nga shiu të mbroj
Në vapë hije të bëj
Në plazh të shoqëroj,
Por kujdes nga era
Se mund  të fluturoj.

( O . . . . . . )
______________________________________



Në krevat gjithë kohës  rri
I vetmuar pa shoqëri
Veç natën më shoqëroni
Dhe gjatë ditës kur pushoni
Kush mbi mua kokën vë
Gjumi shpejt do ta zë.

(J . . . . . . )
______________________________________


Në ujë mbrenda unë jetoj
Dhe pas krimbave  nxitoj,
Por shpesh herë në grep përfundoj

(P . . . . )
______________________________________



Shtatë motra ne jemi
Të pandara gjithmonë jemi
Rendin shumë mirë e dimë
Njëra pas tjetrës vijmë
Pesë  shërbejnë për mësim
Dy të tjerat për pushim..

( D . . . .  .  J. . . .)
_____________________________________


Në kopsht zoologjik jam
Qafën e gjatë e kam,
Por unë kam dëshirë të ik
Në vendin tim, diku në Afrikë.

(GJ . . . . . )
___________________________________

Si  ushtarë në gojë të reshtuar
Puna jonë është që të bluajmë,
Por shpesh krimbi na sulmon

Nëse ti nuk na pastron.

(DH . . . . .)

No comments:

Post a Comment