Saturday, January 20, 2018
Friday, January 19, 2018
PËRRALLA PËR FËMIJË
autor: Sami Murtezai
(Për të shikuar përrallën, kliko në foton sipër)
Na
ishte njëherë një djalë me emrin Taku. Ai jetonte i vetëm në një shtëpi të
vjetër. Prindërit nuk i kishte gjallë, kështu
që ai ishte i detyruar të kujdesej për veten e tij. Ai punonte si bari. Çdo mëngjes zgjohej
herët dhe i dërgonte delet të kullosin. Ai kishte
shumë dëshirë të shkojë në shkollë , por
nuk kishte mundësi se punonte nga mëngjesi deri në darkë. Prandaj merte
libra me vete për t`i lexuar gjatë
ditës. Taku kishte edhe një fyell që i binte aq këndshëm sa që çdokush që e dëgjonte,
binte në gjumë përnjëherë. Kështu ai e kalonte kohën, herë duke lexuar herë duke
i rënë fyellit. Por kur kthehej
për në shtëpi, të gjithë fëmijët e fshatit
e ngacmonin. E thirnin Taku torollaku. Por, jo vetëm kaq, ata e gjuanin edhe me gurë,. Kjo
e mërziste aq shumë Takun sa që një ditë vendosi të largohej përgjithmonë nga
fshati. U nis kah pylli. Ecte e ecte pa e ditur nga po shkon. Nata ra dhe ai nga lodhja u shtri pranë një
druri dhe e zuri gjumi. Kur agoi dita, aty pranë kaloi një druvar. Ai sa e pa Takun, iu afrua dhe e zgjoi. Taku ia
tregoi arsyen pse ndodhej aty. Druvarit i erdhi keq dhe e mori në shtëpinë e
tij, në të cilën banonte me gruan. Ata ishin në moshë dhe nuk kishin femijë. I thanë Takut se nëse kishte dëshirë, mund të qëndronte në shtëpinë e tyre. Taku
pranoi. Ai çdo ditë bashkë me druvarin
shkonin për dru. Shpesh herë kalonin pranë pallatit mbretëror, në të cilën jetonte një mbret
i cili kishte hall të madh, nuk e
zinte gjumi për një kohë të gjatë.
Keshtu ai urdheroi shërbëtorët e tij të lajmërojnë të gjithë banorët e asaj ane,
se nëse dikush kishte ilaç që ta vëndojë
në gjumë. Kur dëgjoi Taku, iu kujtua
fyelli dhe vendosi të shkojë. Druvari nuk e lejonte të shkojë se mbreti do ti denojë keq ata që nuk arrijnë ta vënë
në gjumë. Por, Taku ishte i
vendosur dhe u nis. Kur e pa mbreti u habit dhe e pyeti se me çfarë ilaçi
do ta vë në gjumë. Taku i tha se me ndihmën e fyellit dhe
filloi ti bie. Pas një kohe të shkurtër, mbretin e zuri gjumi. Taku u largua nga Pallati. Mbreti fjeti plot tre
ditë rresht dhe kur u zgjua, e kërkoi
djalin. U tha rojeve ta gjejnë dhe ta
sjellin menjëherë. Rojet e kërkuan shtëpi në
shtëpi , derisa arritën te shtëpia e druvarit. I thanë druvarit se
kishin urdhër nga mbreti që ta marrin djalin. E morën Takun dhe u larguan. Druvari u mërzit shumë, mendoi se e morën që
ta dënojnë. Rojet e dërguan Takun në
pallat. Mbreti e falenderoi djalin dhe i dha disa flori si shpërblim. I tha se
nëse kishte dëshirë mund të banonte në
pallatin mbretëror. Taku pranoi, por i tha se nëse kishte mundësi t`i merrte me
vete edhe druvarin dhe gruan e tij. Mbreti pranoi. Kështu Taku vazhdoi të jetojë në pallatin
mbretëror. Çdo natë vinte në
dhomën e mbretit dhe me fyellin e
tij e vinte në gjumë. Mbreti nuk kishte femijë dhe një ditë i tha Takut, nëse do kishte dëshirë të bëhet
princ i mbretërisë. Taku u gëzua shumë,
i dukej sikur ishte në ëndërr. Kështu Taku u bë princi i mbreterisë. Një
ditë Takut iu kujtua fshati i tij i lindjes dhe vendosi të shkojë atje. Ishte hera e parë që fshatin e
vizitonte një princ. Të gjithë
fëmijët e fshatit dolën që ta shohin princin në kal. Ata nuk e njohën Takun, se kishin kaluar 2
vite, por ai njohu të gjithë. Pasi u tregoi, u habitën të gjithë se si kishte
arritur të bëhet princ. Njëherësh u ndien
të turpëruar dhe i kërkuan falje që e kishin ngacmuar dikur. Taku i
përqafoi të gjithë dhe u shpërndau plot dhurata që i kishte marr me vete…
Çdo ditë herët në mëngjes, në të njëjtën kohë gjeli këndonte…
- Shiko, më lindi një ide: Kam një pluhur që të vë në gjumë. Do marrim një copë djathë dhe do i fusim pluhur. Kur do të shkojmë te burimi, do ja hedhim dhelprës që ta hajë dhe ta zërë gjumi. Prit të shkoj ta marr.- Tha ketri dhe mori një copë djathë dhe i hodhi pluhur.
LIQENI I PËRBINDËSHIT
autor: Sami Murtezai
(Për të shikuar përrallën, kliko në foton sipër)
Na ishte njëherë një
djalë me emrin Luli . Ai ishte shumë i
zgjuar dhe i urtë, por kishte një problem të madh . Ishte shumë i shkurtër.
Saherë do dilte të luajë në rrugë, të gjithë fëmijët e përqeshnin, e thirrnin Luli shkurtabiqi , Luli picimuli. Për
këtë arsye, ai nuk dilte shpesh nga shtëpia. Pëlqente të qëndrojë brenda në
shtëpi dhe të lexojë ndonjë libër. Dhe ashtu një ditë duke kërkuar libër për të
lexuar, pa një libër me titull “Liqeni i
përbindëshit”. E hapi librin dhe filloi të lexojë:
“Përtej nëntë maleve
dhe nëntë fushave ndodhet liqeni i përbindëshit. Uji i këtij liqeni është i
veçantë, sepse çdokush që do pijë ujë nga ky liqen, trupi i tij rritet
menjëherë! Por këtë liqen e ruan një përbindësh i madh, i cili nuk lejon askënd
ti afrohet liqenit…”
Pasi e lexoi këtë, e pyetin nënën e tij:
-Mami, a ke dëgjuar ti për liqenin e
përbindëshit ?
- Po. – Iu përgjigj mami.
- A është e vërtet se uji i këtij liqeni
të rrit trupin? – Pyeti përsëri Luli.
- Po. Por, askush nuk guxon të shkojë
atje, sepse atë e ruan një përbindësh i madh dhe kush ka shkuar, nuk është kthyer
gjallë prej atje.
Nga ai çast, Lulit gjithë kohës mendja i rrinte
te liqeni i përbindëshit. Kishte shumë dëshirë të shkojë dhe të pijë ujë nga
liqeni që trupi i tij të rritet. Çdo ditë bënte plane se si të shkojë andej.
Dhe një ditë vendosi të shkojë.
- Nesër në mëngjes do të nisem. -Tha me
vete Luli.
E mbushi çantën me
ushqim, mori edhe një shishe dhe herët në mëngjes, pa i treguar askujt u nis...
Ecte
pa pushim. Pas një rruge të gjatë, filloi të ndjejë lodhje. Edhe ushqimi që e
kishte marrë me vete iu mbarua. Nga
lodhja, filluan edhe këmbët t`i dhembin. U ul pranë një druri për
të pushuar. Aty pranë e kishte shtëpinë
një lepur. Ai kur e pa Lulin ashtu të
lodhur, e thirri brenda. Luli ia tregoi arsyen pse ndodhej aty. Lepuri u habit
kur dëgjoi për liqenin dhe i tha se edhe ai kishte dëshirë të jetë më i madh
dhe iu lut Lulit që të shkojë me të. Luli pranoi. Të
nesërmen , herët në mëngjes morën ushqim me vete dhe u nisën. Rrugës duke ecur panë një zog shqiponje që kishte
rënë nga foleja dhe një dhelpër që i afrohej ta rrëmbejë. Luli vrapoi dhe
dhelpra iku nga frika. E mori zogun që ta vendosë në fole. Por në atë moment erdhi
shqiponja e madhe, e cila iu vërsul Lulit duke menduar se po ia rrëmben zogun.
Por, zogu i tregoi shqiponjës se Luli me lepurin e shpëtuan nga dhelpra.
Shqiponja i falenderoi dhe i tha se nëse ndonjëherë do të kenë nevojë per të,
të fishkëllejnë tri herë dhe ajo do të vijë menjëherë. U përshëndetën dhe
vazhduan rrugën.
Ecen e ecen pa pushim, ditë e natë. Edhe ushqimi që kishin marrë me vete
u harxhua. U lodhën aq shumë sa që nuk mund të vazhdonin tutje. U ulën për të
pushuar. Aty pranë e kishte shtëpinë një ketër. Ai kur i pa, i pyeti çfarë ka
ndodhur me ta. Pasi ia treguan arsyen pse ndodheshin aty , ketri i pranoi
brenda. U dha edhe ushqim te hanë dhe i pyeti nëse do pranonin ta merrnin edhe atë në udhetimin e tyre, se
edhe ai kishte shumë dëshirë të jetë më i madh. Ata pranuan. Të nesërmen, herët
në mëngjes morën ushqim dhe u nisën.
Pasi
bënë një rrugë të gjatë, vendosën të pushojnë e të hanë ushqim. U ulën mbi disa gurë. Aty nën gurë ndodhej
një vrimë miu. Miu sapo e nuhati ushqimin, doli nga vrima dhe e mori ushqimin
pa u vërejtur. Ata u habitën se si u zhduk ushqimi që e kishin aty pranë!
-Po tani çfarë do të bëjmë pa ushqim! Nuk do mund të arrijmë deri te
liqeni! - Tha lepuri.
- Do të mbesim të vegjël
përgjithmonë!-Tha ketri.
Miu e dëgjoi bisedën e tyre dhe
doli nga vrima. U tha se nëse e pranonin ta merrnin edhe atë te liqeni, do t`ua
kthente ushqimin. Ata e pranuan. Hëngrën
pak nga ushqimi dhe u nisën.
Ecën e ecën pa pushim. Filluan të ndjejnë lodhje, sidomos miu, i cili mbetej gjithmonë pas tyre.
-Eja, shpejto pak! -I tha Luli miut.
Miu u
ndal dhe tha se nuk mund të vazhdonte më. Luli e mori miun dhe e futi në xhepin
e pantallonave. Vazhduan të ecin. Por, ngadal ngadal të gjithë filluan të
ndjejnë lodhje. Edhe ushqimi që e kishin u mbarua. U lodhën aq shumë, saqë nuk
mund t`i lëviznin këmbët. U ndaluan pranë një guri të rraskapitur dhe të
pashpresë se do të arrijnë tek liqeni. Por në një moment, Lulit iu kujtua
shqiponja dhe vendosën ta thirrin. Duhej të fishkëllenin tri herë, por askush
nuk kishte fuqi ta bëjë këtë, sepse nga lodhja, mezi u dilte zëri. Atëherë
vendosën që të tre të fishkëllejnë nga një herë. Mblodhën forcë dhe secili
fishkëlleu nga një herë. Pritën pak, por shqiponja nuk vinte!
-Me siguri nuk na ka dëgjuar. -Tha lepuri.
- Mbase është larg dhe i duhet kohë që të vijë. -Tha Luli.
Vërtet pas pak
erdhi shqiponja. Ajo i pyeti se për
çfarë kishin nevojë. Ata i kërkuan
shqiponjës që t`i dërgojë te liqeni i përbindëshit. Shqiponja u tha se është
shumë veshtirë per të, por ngaqë ia
kishin shpëtuar jetën zogut të saj, do të mundohet t`i dërgojë atje. Dhe u nisën. Kur arritën tek
liqeni, shqiponja i zbriti dhe u largua menjëherë, nga frika se mos vijë
përbindëshi. Dhe vërtet, pas pak çastesh u shfaq përbindëshi. Ai sa i pa menjëherë
u doli përpara.
-Kush
jeni ju dhe si guxoni t`i afroheni liqenit tim?! -U tha përbindëshi dhe i kapi
të tre në një dorë dhe i mbylli në një kafaz.
- Obobo çfarë
na gjeti. -Tha lepuri!
-Të
mjerët ne, mbaruam. -Tha ketri.
-Mos u
mërzitni. -Ua ktheu miu, duke dalur nga xhepi. -Sapo ta zërë gjumi përbindëshin,
do të shkoj t`ia mar çelsin e kafazit dhe do dalim prej këtu.
Pas një kohe,
përbindëshi u shtri dhe e zuri gjumi. Miu doli nga kafazi, iu afrua
përbindëshit me kujdes dhe me dhëmbët e
tij e këputi perin dhe e mori çelsin. E hapën derën dhe dolën nga kafazi.
-Të ikim
sa më shpejt prej këtu. -Tha lepuri.
-Jo, Tha
Luli.
-Nuk
ik prej ketu pa me pi ujë nga liqeni. Do shkoj të mbush ujë. -Tha duke e nxjerr
shishen nga çanta.
-Por,
është rrezik se mund të zgjohet përbindëshi. -Tha ketri.
-Do të shkoj unë se jam i vogël
dhe nuk do të më vërejë përbindëshi. -Tha miu dhe e mori shishen nga çanta e
Lulit dhe shkoi te liqeni. E mbushi me kujdes dhe pa e vërejtur përbindëshi, u
kthye te shokët që e pritnin me padurim. I pari e mori Luli. Sapo piu nga
shishja, trupi i tij u rrit përnjëherë. Pas tij edhe ketri piu nga shishja, pastaj
lepuri e në fund edhe miu. Të gjithë u rritën aq sa kishin dëshirë të jenë. Por,
në shishe mbeti akoma ujë dhe miu vendosi ta pijë të gjithë. Por pas pak, trupi
i tij u rrit shumë!
- Obobo
sa i madh u bëra! -Tha miu i habitur. Por, i pëlqeu vetja i madh.
-Tani
mos u mërzitni për t`u kthyer në shtëpi, se do ju mbaj unë në shpinën
time. -Tha miu dhe i hypi të tre mbi
shpinë dhe u nisën të gëzuar për në shtëpi.
Kur Luli arriti në
shtëpi, nëna e tij, e cila ishte mërzitur shumë për Lulin, kur e pa u gezua
pamasë!
-O biri im u kthye
në shtëpi! Po sa qënke rritur! E si kështu?!
-Pyeti ajo e habitur.
-
Eh mami, gjithçka që e dëshiron shumë, mund ta
arrish në jetë, sado e veshtirë të jetë, veç nëse ke vullnet dhe përpiqesh deri
në fund. – Iu përgjigj Luli dhe e përqafoi…
GJELI I GONIT
autor: Sami Murtezai
(Për të shikuar përrallën, kliko në foton sipër)
Na ishte njëherë një fshat, shumë
kohë më parë, atëherë kur s'kishte as
televizor, as veturë, as telefon, as edhe orë për t`u zgjuar. Këtë punë e bënin
gjelat...
Çdo shtëpi kishte nga një gjel. Edhe
familja e Gonit kishte një gjel të mrekullueshëm
Çdo ditë herët në mëngjes, në të njëjtën kohë gjeli këndonte…
(
kikiriku....kikiriku...)
Dhe e zgjonte babain e Gonit, i cili
ishte druvar, për të shkuar në mal....
Kështu
ndodhte çdo ditë, përderisa një ditë gjeli u sëmurë dhe i iku zëri.
Ai u
përpoq të këndojë...
( hi..hi..iu. i..hi..hiu...)
Por më kot, zëri nuk i dilte...
Atë
ditë babai i Gonit u zgjua vonë, duke menduar se nuk e ka dëgjuar gjelin.
Goni e
kuptoi se gjeli ishte sëmurë dhe i jepte çaj të pijë.
- Pij se është me mjaltë, të bën mirë!
Por
edhe ditën tjetër e njëjta gjë
ndodhi. Gjelit nuk i dilte zëri…
( hii ii iu )
Babai i Gonit përsëri u zgjua vonë dhe i
inatosur bërtiti:
-
Ah more gjel, të paska ardhur fundi.
Kur do të këthehem në shtëpi do të pjek në furrë!
Goni e dëgjoi babain dhe sapo ai u largua
shkoi te gjeli:
- Ik gjel sa më shpejt! Ik mos të gjejë babi
kur të këthehet! Ik! Largohu! - I tha Goni.
Gjeli u largua kah pylli. I gjori nuk
dinte nga të shkojë. Nuk dinte ku të fshihet. Nata po afrohej dhe gjeli frikësohej edhe më shumë...
Erdhi mëngjesi. Gjeli akoma qëndronte
në të njëjtin vend i frikësuar. Aty pranë e kishte shtëpin ketri...
- Çfarë
kërkon këtej o gjel?! - E pyeti ketri.
(hi
hiu...)
- Of, të paska ikur zëri?! Eja më shpejt
futu brenda. - I tha ketri dhe u fut ën brenda.
-
Shiko, këtu në pyll ka një burim me ujë,
e quajnë burimi i bilbilave, sepse aty pijnë ujë bilbilat që të kenë zë më të
mirë. Edhe ti po pive nga ai burim, do të vijë zëri. Por duhet të kemi kujdes
nga dhelpra, se rrotullohet te burimi që të gjuajë ndonjë bilbil……
- Ah se harova, me siguri je i uritur apo jo? -E pyeti ketri dhe i dha mis ër të hajë.
Të nesërmen u nisën... Vërtet, pranë burimit
qëndronte dhelpra.
U
fshehën pas një druri dhe prisnin që ajo të largohet…
Por
dhelpra s’kishte ndërmend të largohej... Po vinte nata, kështu që vendosën të
këthehen në shtëpi..
- Shiko, më lindi një ide: Kam një pluhur që të vë në gjumë. Do marrim një copë djathë dhe do i fusim pluhur. Kur do të shkojmë te burimi, do ja hedhim dhelprës që ta hajë dhe ta zërë gjumi. Prit të shkoj ta marr.- Tha ketri dhe mori një copë djathë dhe i hodhi pluhur.
Në mëngjes u nisën te burimi…
Kur arritën, ja hodhën djathin dhelprës. Ajo
u habit kur e pa, por nga që ishte e uritur, e gëlltiti menjëherë...
Pas një kohe të shkurtër, e zuri gjumi.
Gjeli
menjëherë vrapoi te burimi dhe pasi piu ujë, i erdhi zëri dhe filloi të këndojë....
(Kikiriku kikiriku)
- Pusho se
do të zgjohet dhelpra! - I tha ketri
Por
gjeli nga gëzimi nuk ndalej...
(kikiriku)
Pastaj
u larguan. U përshendetën dhe u ndanë:
Mirupafshim - I tha ketri
(kikiriku
) - ia ktheu gjeli
Goni
kur e pa gjelin , u gëzua pa masë…
-
Oh sa më ke munguar o gjeli im
besnik! - tha Goni dhe e perqafoi fort gjelin...
KËSULKUQJA DHE DHELPRA
Një ditë Kësulkuqja
ishte duke luajtur me shoqet e saja. Pas
një kohe doli mami i saj dhe e thirri:
- - Kësulkuqe , Kësulkuqe …
- - Urdhero mami!
- - Do shkosh te gjyshja dhe do i dërgosh ushqim! - i tha mami.
- - Mami po ujku? - E pyeti Kësulkuqja
- -Ujkun e vrau gjahtari pra. -Iu p ërgjigj mami
- - Po akoma nuk e kemi mbaruar lojën! Ia k ëtheu Kësulkuqja.
-
Po hajde tani nisu se i kam pjekur pulë dhe do ftohet!
Kësulkuqja e mori shportën dhe u nis. Duke ecur kah pylli,
dhelpra dinake
e nuhati erën e pulës së pjekur dhe doli në
rrugë për ta pritur Kësulkuqen:
- - Mirdita Kësulkuqe , ku po shkon kështu? - E pyeti dhelpra.
-
- Ja te gjyshja, ti dërgoj ushqim . - Iu p ërgjigj Kësulkuqja.
- - Dëgjova çfarë të kishte ndodhur me ujkun. Sa zemërkeq, mirë ia bëri gjahtari. Po ti më
dukesh pak e lodhur. Të të ndihmoj pak,
ma jep shportën ta mbaj deri te shtëpia e gjyshes... - I tha dhelpra.
Dhe u nisën…
Dhelpra ecte pas Kësulkuqes dhe kohë pas
kohe e fuste kokën në shportë dhe
hante nga pula, derisa e hëngri të gjithë. Kur arritën te shtëpia e gjyshes, ia
dha shportën Kësulkuqes dhe u largua. Kësulkuqja shpejt e shpejt e hapi derën e shtëpisë, i thirri gjyshes:
-
-Gjyshe, gjyshe , ja ku e ke ushqimin. Ika unë se më presin shoqet…
E la shportën
dhe me vrap u kthye te shoqet e saj…
Gjyshja e
vendosi shportën mbi tavolinë që të hajë. Por, kur e pa shportën veç me eshtrat
e pulës, u habit shumë. Menjëherë i telefonoi mamit të Kësulkuqes…
Edhe mami i Kësulkuqes
u habit shumë kur dëgjoi. Doli jashtë për ta pyetur Kësulkuqen:
-
- Eja këtu Kësulkuqe!
-
- Urdhëro mami!
-
-Moj vajzë, çfarë i bëre pulës që e dërgove te gjyshja? Mos vallë
e hëngre? - E pyeti mami.
-
-Jo mami , si ma dhe ashtu ia dërgova gjyshes. - Iu përgjigj Kësulkuqja.
-
-Mos e le ndokund rrugës? E pyeti p ërsëri mami.
- - Jo, veç rrugës më ndihmoi dhelpra.
Ajo e mbajti deri te gjyshja…
-
- Ah, ajo dhelpra dinake, ajo e paska ngrënë. Tani do ia
punojë mirë unë asaj ziliqar - Tha mami i Kësulkuqes dhe hyri brenda dhe poqi dy pula.
Njërën pulë e mbushi plot me djegëse. E futi në shportë dhe ia dha Kësulkuqes.
I tha se ajo pulë është me djegëse dhe se është për dhelprën, por mos i tregojë
asaj…
Kësulkuqja u
nis kah pylli. Dhelpra përsëri e nuhati erën e pulës, dhe menjëherë doli te
rruga:
- Ooo Kësulkuqe, a përsëri te
gjyshja! Obobo sa e lodhur më dukesh! Ma jep, ma jep shportën ta mbaj unë! - tha dhelpra dhe e mori ta mbajë shporten e Kësulkuqes.
Dhe si herën tjetër, dhelpra përsëri e
hëngri pulën. Por në një moment filloi ti djegë aq shumë goja dhe stomaku, sa
që duke u hedhur iku me vrap….
Kësulkuqja
qeshi. E mori shportën dhe u kthye në shtepi
që ta marë pulën tjetër e t`ia dërgojë gjyshes….
Që atëherë
dhelpra nuk u duk më…
Subscribe to:
Posts (Atom)